Telegrafi

Herrera: Jam gati të luaj kurdo që kërkon Mourinho

Ander Herrera këmbëngul se është i lumtur të luftojë për vendin e tij në mesfushën e Manchester Unitedin nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Transferimi i Nemanja Maticit gjatë verës ka bërë që mesfushori spanjoll, Herrera, të humb vendin e titullarit në këtë fillim të Ligës Premier.

Megjithatë, Herrara nuk është i inatosur me vendimet e trajnerit, pasi thotë se është ai që vendos dhe ky është gati të luaj kurdo që Mourinho i kërkon.

Lexo po ashtu Herrera: Është koha të rikthemi të luftojmë për titullin në Ligën Premier

“Unë jam gjithmonë i gatshëm të luaj”, ka thënë fillimisht Herrera.

“Gjithmonë them të njëjtën gjë, jam një lojtar i ekipit dhe kur menaxheri ka nevojë për mua, unë do të jem gati dhe kjo është ajo”.

“Në futboll nuk ka surpriza”, përfundoi ish-mesfushori i Athletic Bilbaos. /Telegrafi/