Telegrafi

Herrera: Është koha të rikthemi të luftojmë për titullin në Ligën Premier

HOUSTON, TX - JULY 20: Ander Herrera #21 of Manchester United against Manchester City at NRG Stadium on July 20, 2017 in Houston, Texas. (Photo by Bob Levey/Getty Images)

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka folur për ambiciet e Djajve të Kuq për sezonin e ri.

Spanjolli ka thënë se qëllimi është të fitojnë Ligën Premier pasi beson se tani ka ardhur koha.

“Duhet të përmirësohemi në Ligën Premier, por mos të harrojmë se në sezonin e kaluar kemi fituar tre trofe”.

“Megjithatë, është koha dhe ne duam të luftojmë për titullin në ligë”, ka thënë Herrera.

Man Utd së bashku me Chelseat dhe Manchester Cityn janë skuadrat më favorite deri më tani. /Telegrafi/