Duket se Herolind Shala ka gjetur më në fund formën e mirë në Danimarkë.
Shqiptari nga Kosova në fundjavë shënoi golin e parë me skuadrën daneze Lyngby Bldklub.
26-vjeçari shënoi nga pika e bardhë në barazimin 1-1 ndaj Horsens.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës përveç golit arriti të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, duke jap kontribut si në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese.
Me këtë rast ai është futur në formacionin e javës së Superligën e Danimarkës.
“I lumtur me golin tim të parë për Lyngby BK. Duhet të vazhdojmë”, kishte shkruar Shala pas ndeshjes në Instagram.
Në sezonin e fundit (2016/17). Shala ishe i huazuar te Kasimpasa në Turqi nga Sparta Praga. /Telegrafi/