Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka marrë pjesë në një ndeshje speciale në Turqi.
Ndeshja miqësore për t’i thënë stop terrorizmit u zhvillua në stadiumin e Besiktasit ‘Vodafone Arena’.
Ylli i Kosovës, Herolind Shala e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë në ekipin e futbollistëve të huaj që luajnë në kampionatin turk.
Shala luajti si mesfushor i majtë, ndërsa ishte me një skuadër me kamerunasin Samuel Eto’o, si dhe dy holandezët Nigel De Jong dhe Wesley Sneijder.
Pasi skuadra e përbërë nga futbollistë turq shënuan gol nga penalltia, të gjithë futbollistët u mblodhën së bashku dhe nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Turqi.
Në këtë ndeshje morri pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan. /Telegrafi/