Telegrafi

Heroic siguron pjesëmarrjen në BLAST Premier Spring Final CS:GO, pas fitores ndaj BIG

Ekipi danez janë të pestit që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier Spring Final.

Heroic kalojnë në BLAST Premier Spring Final, e cila do të zhvillohet në Uashington, DC, me datën 7-11 qershor, pasi mposhtën BIG 2-1 në raundin e dytë të grupit eliminues të fazës së grupeve në Kopenhagë.

Paraqitja e mirë e Martin ‘ stavn ‘ Lund e ndihmoi ekipin Heroic drejt fitores 2-1 me mapa.

Stavn realizoi gjithsej 61 eliminime dhe mori vlerësimin 1.37 nga HLTV.

Me këtë humbje ekipi BIG tani do të garoj në turneun tjetër Spring Showdown

Ndërsa Heroic do të jetë pjesëmarrës në BLAST Premier Spring Final së bashku me Vitality, Na’Vi, G2 dhe FaZe. /Telegrafi/