Telegrafi

Heroic kalon në gjysmëfinale të IEM Katowice CS:GO pas fitores ndaj Vitality

(Foto: HLTV)

Heroic janë ekipi i parë që kanë siguruar gjysmëfinalen në Katowice të Polonisë pas fitores bindëse ndaj ekipit Vitality.

Ekipi danez po vazhdon formën e mirë në IEM Katowice, tani duke mposhtur Vitality me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Në mapin e parë ‘Inferno’ fituan me rezultat 16-7 ndërsa në të dytin ‘Overpass’ 16-4.

Pas kësaj fitoreje ekipi Heroic ka kaluar në gjysmëfinale të IEM Katowice, ndërsa Vitality do të luajë në çerekfinale.

Dy lojtarët më të dalluar këtë ndeshje ishin Rasmus ‘sjuush’ Beck dhe Jakob ‘jabbi’ Nygaard me nga 40 eliminime.

Në IEM Katowice skuadrat po garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë. /Telegrafi/