Telegrafi

Heroic kalon në çerekfinale të turneut ESL PRO League CS:GO pas fitores ndaj ekipit MOUZ

(Foto: HLTV)

Ekipi danez Heroic kanë siguruar një tjetër çerekfinale, pas një fitoreje të vështirë ndaj ekipit MOUZ.

Edhe pse me rezultat të ngushtë Heroic arritën që të fitojnë ndeshjen ndaj MOUZ me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Me këtë fitore ata kanë siguruar çerekfinalen në ESL Pro League 17.

Heroic ishin pjesë e grupit B, dhe ju janë bashkuar në çerekfinale ekipit Cloud9 që ishin pjesë e grupit A.

Ndërkaq edhe dy grupe tjera me nga tetë ekipe do të zhvillohen së shpejti në ESL Pro League.

Ekipet janë duke garuar për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh në turneun ESL Pro League 17. /Telegrafi/