Telegrafi

Heroic janë skuadra e parë që sigurojnë finalen në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Final

(Foto: HLTV)

Ekipi danez Heroic është finalisti i parë në turneun e CS:GO në Uashington.

Heroic kanë arritur që ta mposhtin ekipin brazilian Imperial, për të kaluar në finale të BLAST Premier Spring Final.

Ndeshja e cila ishte shumë interesante, përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të Heroic, ku mapi i tretë shkoi në vazhdime.

Heroic tani e pret fituesin e ndeshjes G2 – Vitality në finalen e madhe.

Ndeshja finale do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 20:30.

Fituesi i këtij turneu do të marr me vete çmimin prej 200.000 dollarësh, si dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier World Final 2023. /Telegrafi/