Telegrafi

Heroic është finalisti i parë në turneun e CS:GO – Blast Premier Fall Final

(Foto: HLTV)

Ekipi danez Heroic ka mposhtur Liquid për të siguruar një tjetër finale, kësaj radhe në turneun Blast Premier Fall Final në Kopenhagë.

Ekipi i udhëhequr nga cadiaN po vazhdon formën e mirë tani me një fitore me rezultat 2-1 me mapa ndaj Liquid.

Edhe pse patën shumë vështirësi, Heroic në fund u treguan më të mirë se sa Liquid, ku shkëlqeu Martin ‘stavn’ Lund me 74 eliminime.

Heroic tashmë kanë siguruar 85.000 dollarë, dhe e presin në finale fituesin e ndeshjes FaZe – NIP.

Kujtojmë se turneu Blast Premier Fall Final shpërndan çmime në vlerë 425.000 dollarë, ku 200.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/