Heroic kanë fituar BLAST Premier Spring Final duke mposhtur Vitality, ndërsa për ta është titulli i tyre i parë i madh që nga ngritja e trofeut BLAST Premier Fall Final në nëntor të vitit të kaluar.
Danezët dhuruan një shfaqje të shkëlqyer në mposhtjen e Vitality në Vertigo, duke siguruar mapin 16-9, por nuk mundën t’i mbyllnin gjërat në Mirage pasi humbën 10-16, mirëpo që në Inferno dhanë një paraqitje masterklasi për të siguruar një fitore 16-9.
Casper “cadiaN” Møller dhe ekipi i tij janë cilësuar si më të qëndrueshmit në nivelin e lartë për pjesën më të madhe të vitit.
Gjithçka do të ndryshonte në play off-et e ngjarjeve të mëdha, kur skuadra nuk mund të kalonte gjysmëfinalet dhe do të eliminohej herët nga turnetë, por ata e kanë thyer atë mallkim në Uashington dhe kanë ngritur trofeun e tyre.
Fitorja ka gjithashtu përfitimin shtesë për Heroic, pasi ata siguruan një vend në finalen botërore të BLAST në fund të vitit dhe mund të jetë trofeu i fundit i madh që një ekip ngre në CS:GO.
Vitality fluturon në shtëpi nga SHBA pa fituar torfe, ndërsa më parë ka fituar IEM Rio dhe BLAST.tv Paris Major.
Rezultatet e ndeshjes:
Heroic 16-9 Vitality (Vertigo)
Heroic 10-16 Vitality (Mirage)
Heroic 16-9 Vitality (Inferno). /Telegrafi/