Hirving Lozano ka folur pas fitores së Meksikës ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Meksika ka fituar minimalisht ndaj Gjermanisë me golin e shënuar nga sulmuesi Lozano, i cili ndihet i lumtur dhe thotë se është njëra nga fitoret më të mëdha në histori.
“Nuk e di nëse është fitorja më e madhe në historinë e Meksikës, por është një nga më të mëdhatë me siguri”, ka thënë fillimisht Lozano pas ndeshjes.
“Është mirë të fillojmë me këmbë të djathtë, kundër kampionëve botërorë”.
“Është një rezultat i shkëlqyeshëm dhe tregon punën tonë të madhe”.
“Është goli më i mirë që kam shënuar në gjithë jetën time”.
“Ne të gjithë ëndërrojmë të luajmë në Kupën e Botës – dhe të fillojmë në një mënyrë kaq pozitive dhe të rëndësishme”.
“Mendoj se është goli im më i mirë deri më tani, por meritë kanë edhe bashkëlojtarët”, përfundoi sulmuesi meksikan. /Telegrafi/