Për shumë futbollistë me emër, gjithçka ka të bëjë me shtëpitë luksoze, makinat e shtrenjta dhe rrjetet sociale, por kjo nuk vlen për heroin më të madh të Manchester Cityt, Rodrin.
Rodrigo Hernandez, i njohur si Rodri, është imponuar si heroi i Manchester Cityt për të disatën herë kur pjesa tjetër e skuadrës nuk po shkon mirë në fushë. Këtë e bëri në Ligën Premier, dhe tani ka çuar gjithçka në një nivel më të lartë, pasi goli i tij vendosi finalen e Ligës së Kampionëve u solli Qytetarëve trofeun më të madh në historinë e klubit.
Por ajo që e ndan Rodrijn nga të gjithë kolegët e tij në botën e futbollit është modestia e tij. Këtë e ka treguar pas finales së Ligës sëKampionëve, ku nuk ka dashur komplimente, duke ka thënë se nuk ka luajtur në nivelin e dëshiruar.
Historia e mesfushorit të madh spanjoll është e njohur prej kohësh. Ai është lojtari më modest sot, të cilit nuk i interesojnë rrjetet sociale, nuk i pëlqen të shpenzojë para për gjëra luksi, edhe pse sipas kontratës me Manchester Cityn mund të përballojë shumë më tepër se futbollistët e tjerë.
Ndërkohë që po vazhdonte pandemia e coronavirusit, fokusi i tij ishte vetëm zhvillimi i karrierës së tij futbollistike, por edhe arsimimi, ndaj iu përkushtua diplomimit në Fakultetin e Administrimit dhe Menaxhimit të Biznesit.
?️ Rodri on University:
“The best years of my life so far. My parents suggested going into halls and it was brilliant. There’s a good, happy atmosphere, people your age from all over. I met my girlfriend there. One of the best experiences I’ve had…”#MCFC pic.twitter.com/2OwLqUTqzE
— City Xtra (@City_Xtra) October 18, 2019
Për momentet ai fiton 150 mijë euro në javë sipas kontratës së tij, por Rodri jetonte ende në një dhomë studentore. Në të njëjtën kohë, ai ishte i fokusuar në arsimim dhe nuk donte të blinte apartament apo shtëpi.
“Njerëzit u tronditën kur panë Rodri, i cili luante në La Liga të Spanjës, por ende jetonte në rezidencën e universitetit. Ai ishte gjithmonë ‘normal’. Ai ndante hapësirën dhe kohën me të gjithë dhe pëlqente të kalonte kohë me miqtë e tij, edhe pse ishte një yll futbolli”, kishte thënë më parë për Marca miku i tij Valentin Henarejo.
Rodri nuk ka dashur të blejë një makinë të shtrenjtë. Përkundrazi, ai ka blerë një Opel Corsa të përdorur nga një zonjë e moshuar, pasi ka marrë patentën e shoferit.
Rodrigos iu këshillua të blinte një makinë më të mirë për arsye sigurie, por ai pyeti veten pse do të shpenzonte kaq shumë para për një makinë. Madje, ai i ka thënë shokëve të tij, se bashkëlojtarët e tij janë “të çmendur” sepse blejnë automjete të shtrenjta dhe qëllimi i tyre është vetëm ta transportojnë nga pika A në pikën B. Vetë pasi kaloi te Man City ai bleu një Mercedes.
Rodri has no social media, no fancy cars, lived in student accommodation while earning £120K a week, he donates 1/4 of his wages to charity and bought a second hand Vauxhall Corsa from an old lady.
What. A. Player. pic.twitter.com/QqEpj0d4Wy
— FootyEmporium (@EmporiumFooty) June 10, 2023
Lojtari i Kombëtares spanjolle është kundër tatuazheve dhe nuk ka asnjë në trup dhe as nuk dëshiron rrjetet sociale në asnjë formë. Qasja e tij si lojtar dhe njeri është krejtësisht e thjeshtë, por i “përshtatet” jashtëzakonisht shumë dhe sjell rezultate në fushë.
Krahas gjithë kësaj, Rodri është edhe një humanitar i madh, kështu që 1/4 e pagës së tij javore e dhuron për organizata të ndryshme bamirësie.
Në të njëjtën kohë, ai është vendosur si një opsion i pazëvendësueshëm nën drejtimin e Pep Guardiolës. Pavarësisht rotacionit të famshëm të Guardiolës, Rodri startoi në 52 ndeshje këtë sezon./Telegrafi/