Danijel Subasic u kthye në një mur në ndeshjen që Kroacia e fitoi me penallti ndaj Danimarkës, ndërsa pas ndeshjes ai e nderoi një mik të tijin që kishte ndërruar jetë një dekadë më parë.
Shoku i Subasic, Hrvoje Custic, kishte ndërruar jetë tragjikisht në vitin 2008 kur ishte 24 vjeç, duke e goditur një muri me kokë gjatë ndeshjes.
Pas shumë ditësh në koma, ai kishte ndërruar jetë.
Dita e martë, ishte shumë e madhe për portierin e Kroacisë, pasi ai ishte tema kryesore në media, ndërsa doli edhe në konferencë për media të kombëtares.
Ai shpërtheu në lot kur u pyet për mikun e tij, në konferencën që ishte më shumë e organizuar për ndeshjen Rusinë që zhvillohet të shtunën.
33-vjeçari pastaj me guxim i vuri lotët pas tij dhe iu përgjigjur pyetjeve të tjera në konferencën për shtyp në Soçi.
Subasic, i cili ishte hero i Kroacisë, duke pritur tri penallti në Nizhny Novgorod.
Ai këtë perfomacë ia kushtoi shokut të tij Custic, pasi kishte një fanellë me foto të tij. /Telegrafi/
Emotions are still raw for #CRO goalkeeper Danijel Subasic about the death of a teammate from an on-field injury a decade ago #WorldCup @ByTimBooth https://t.co/eGPLkPqQ9f pic.twitter.com/x1uI2qug1G
— AP Sports (@AP_Sports) July 4, 2018