Telegrafi

Heroi i Francës flet pas fitores dramatike (Video)

Dimitri Payet as në ëndërr nuk e kishte imagjinuar këtë lloj debutimi në Kampionat Evropian.

Mesfushori shënoi golin e fitores për Francën në minutën e 89-të, e cila i solli edhe tre pikët kombëtares franceze në saje të rezultatit 2:1 kundër Rumanisë.

“Nëse dikush do të më thoshte se nata e sotme do të shkonte kështu, nuk do ta besoja. Jam shumë i lumtur për golin, më se shumti për tri pikët. Nuk po më besohet”, ka thënë pas ndeshjes Payet.

Pas kësaj fitore, Franca ka tre pikë ndërsa Rumania mbetet pa pikë në grupin A, ku gjenden Shqipëria dhe Zvicra, të cilat do të takohen nesër me fillim në ora 15:00. /Telegrafi/