Site icon Telegrafi

Hera e parë pas 60 vitesh që Inter dhe Milan nuk luajnë në Evropë

Madje, as finalja e Europa League që do luhet në Basel nuk do jetë ngushëllim, duke qenë se pas 60 vitesh qyteti i Milanit nuk do ketë asnjë skuadër të saj në Evropë.

Zikaltrit e kanë mbyllur kampionatin të tetët në klasifikim, ndërsa Milani në vend të dhjetë. Kuqezinjtë nuk ishin pozicionuar kaq poshtë që nga viti 1997.

Kualifikimi i Juventusit në finale kishte dhënë shpresa se futbolli italian mund të rikthehet i fuqishëm si dikur, por kjo nuk mund të ndodhë edhe pa pjesëmarrjen e dy skuadrave me traditë në futbollin evropian, sidomos Rossonerëve.

Filippo Inzaghi gëzon një mbështetje nga tifozët, për faktin se kontributi i tij si lojtar ka qenë i madh, por si trajner ka lënë për të dëshiruar. Ndoshta, ai nuk është njeriu i duhur për të rikthyer kuqezinjtë në Evropë, transmeton Top Channel.

Në anën tjetër, ‘kushërinjtë’ e tyre, përkundër një optimizmi në fillim të këtij viti, me ardhjen e lojtarëve të rinj, si Podolski apo Shaqiri, prapë kanë zhgënjyer. Nerazzurrët pritet të kenë lëvizje në tregun e transferimeve, pasi edhe Thohir e ka kuptuar që pa shpenzuar nuk ka pjesëmarrje Evropë.

Megjithatë, rregullat financiare i kanë kushtëzuar dyja skuadrat, por me presionin që vijnë nga grupet e tifozëve, Thohir dhe Berlusconi duhet të kërkojnë alternativa për të ringritur skuadrat e tyre, në të kundërtën, tifozët vështirë të pajtohen se edhe në sezonin 2016/2017 nuk do jenë në Evropë.

Exit mobile version