Site icon Telegrafi

Heqet pjesa e dëmtuar e urës për këmbesorë nga shtrati i lumit Ibër

Lumi Ibër

Vërshimet që ndodhën vitin e kaluar shkaktuan dëme të konsiderueshme në qytetin e Mitrovicës.

Disa prej tyre nuk u riparuan deri në muajin e kaluar, transmeton Telegrafi.

E njëra ndër to është dhe heqja e pjesës së dëmtuar e urës për këmbësorë nga shtrati i lumit Ibër.

Pamje nga heqja e pjesës së dëmtuar të urës për këmbësorë

Komuna e Mitrovicës veriore ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të rregullta të drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Mitrovicës veriore është hequr dhe kjo pjesë e dëmtuar e urës.

Tutje bëhet e ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version