Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka tërhequr kandidaturën e tij nga zgjedhjet për senator që do të mbahen vitin e ardhshëm, ka njoftuar sot komisioni zgjedhor i këtij vendi.
“Presidenti tërhoqi kandidaturën”, ka njoftuar komisioni duke rikujtuar që Duterte një muaj më parë pati aplikuar në zgjedhjet për senator, transmeton Telegrafi.
E pasi që Kushtetuta nuk ia lejon 76-vjeçarit që sërish të kandidohet për president, kandidatura e tij për senator ishte vlerësuar si manovër për të qëndruar në politikë.
Madje qarkullonin fjalë që vajza e Dutertes do të kandidoj në zgjedhje presidenciale, për ta mbrojtur babanë e saj nga ndonjë gjykim i mundshëm për shkak të konflikteve me dilerët e drogës.
Megjithatë, Sara Duterte-Karpio ka hequr dorë nga kandidatura për postin e zëvendëspresidentit të Filipineve. /Telegrafi/