Telegrafi

Henry i thotë Manchester Unitedit ta marr këtë trajner

Legjenda e Arsenal, Thierry Henry ka thënë se Jose Mourinho duhet të bëhet trajner i Manchester United.

Henry ka sponsorizuar ish trajnerin e Chelseat për trajner të ardhshëm të United.

“E pëlqej shumë Jose Mourinhon. Ai është një nga trajnerët më të mirë në histori. Ai ka bërë shumë ku ka punuar dhe ka pasur suksese që askush nuk ika pritur si me Porton dhe Interin”.

“Ai po ashtu ka fituar titullin ne Ligën e Spanjës duke u përballur me skuadrën më të mirë të Barcelonës në histori”.

“Manchester United ka nevojë të kthehet te fitoret e mëdha dhe duhet të marr një trajner të profilit fitues”.

“Askush nuk është duke e vënë në pikëpyetje atë që ka bërë Van Gaal për futbollin, por mënyra e tij nuk është përshtatur me skuadrën”.

“Jose Mourinho është fantastik dhe do të ishte zgjedhje e mrekullueshme për klubin”, ka thënë Henry. /Telegrafi/