Thierry Henry në një rang me Pep Guardiolan, Jose Mourinhon dhe Zinedine Zidane, për të ardhurat brenda një viti si trajner.
Edhe pse eksperienca e tij zgjati shumë shkurtër te Monaco, vetëm tre muaj, Henry është trajneri më i paguar për këtë sezon.
Kjo pasi klubi i Monacos i ka paguar Henryt plotë 25,5 milionë euro pas shkarkimit .
Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës kishte një kontratë afatgjatë me klubin nga Principata, por rezultatet e dobëta bën që klubi ta shkarkojë.
Në vend të tij erdhi Leonardo Jardim, që e ka ringjallur skuadrën paksa.
Brenda tre muajve sa është në pushim në llogarinë e Thierry Henry, është derdhur shifra e çmendur të 25,5 milionë eurove, plot 8,5 milionë euro në muaj. /Telegrafi/