Thierry Henry e ka vlerësuar lartë Kylian Mbappen duke thënë se mund të bëhet më i miri.
Legjenda e Arsenalit ka deklaruar se sulmuesi i Paris Saint-Germainit mund t’i thyej të gjitha rekordet në futboll.
“Mbappe është një lojtar i jashtëzakonshëm është një lojtar që do ta rrit edhe më shumë nivelin në kombëtare”, ka thënë Henry kur është pyetur për bashkëvendësin e tij.
“Ai madje do t’i thyej të gjitha rekordet në ekipin kombëtar, nëse nuk kushtëzohet nga lëndimet, do të luaj për një kohë të gjatë për Francën”.
“Do të flasim për atë mbas 20 vitesh, sepse po bën gjëra të pabesueshme. Shpresoj ta shoh akoma në fushë edhe pas 15-20 vitesh, duke marrë shkak disa kampionë si Ibrahimovic për shembull e të tjerë që arrijnë pothuajse të luajnë si 40-vjeç”, ka shtuar më tej ai.
Mbappe është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi dhe në verën e vitit 2020 mund të largohet nga PSG-ja për një shumë rekorde. /Telegrafi/