Site icon Telegrafi

Henry i jep një shikim vrasës mbrojtësit 17 vjeçar të Monacos vetëm pse ky i fundit harroi ta rregullojë karrigen pas intervistës

Jeta e Thierry Henry si trajner ka pasur një fillim shumë më të vështirë sa që pritej.

Monaco ka shijuar vetëm dy fitore nën urdhrat e francezit në dhjetë ndeshjet e tij në krye të Les Monegasques.

Por, pavarësisht kësaj 41-vjeçari është duke dhënë maksimumin që gjërat te klubi francez të jenë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Thierry Henry duke i falënderuar tifozët për përkrahjen në ndeshjen kundër Club Brugge në Stade Louis II (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Henry është bërë viral në media dhe rrjete sociale me reagimin e tij drejt Benoit Badiashile pas konferencës për media, e vlefshme për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi 17 vjeçar me të përfunduar konferenca u largua duke mos e rregulluar karrigen e tij dhe ky gjest nuk i pëlqeu trajnerit.

Lexo po ashtu Didier Deshamps: Henry ka gjithçka në dispozicion për tu bërë trajner i madh

Henry i dha një shikim mjaft të ashpër, e pastaj i kërkoi që ta përmirësojë ‘gabimin’. Lojtari u kthye menjëherë dhe rregulloi karrigen pa ndonjë fjalë apo gjest dëshpërimi.

Mjaftoi kjo që të gjithë të flasin për kulturën dhe disiplinën e Henry, normalisht shumica e komenteve ishin pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version