Site icon Telegrafi

Henry dhuron rrogën për bamirësi

Thierry Henry ka vendosur që pagën, të cilën e merr nga Federata e Futbollit të Belgjikës, ta dhurojë për bamirësi.

Henry është emëruar si ndihmës i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez. Legjenda e futbollit francez ka marrë vendim që pagën vjetore prej 50 mijë eurove mos ta marrë për vete, por ta dhurojë për bamirësi, transmeton KosovaPress.

Përndryshe, Henry punon edhe në ‘Sky Sports’ si analist ku paguhet afro katër milionë euro në vit.

Exit mobile version