Telegrafi

Henry dëshiron tri transferime te Monaco gjatë janarit

Thierry Henry po mendon qysh tani për transferime te skuadra franceze, Monaco.

Legjenda e Arsenalit u emërua para disa javësh si trajner i Monacos.

Megjithatë, Henry ka punë të mëdha te Monaco, pasi e mori klubin në pozitat e fundit dhe i duhet ta ngritë lartë.

Lexo po ashtu Didier Deshamps: Henry ka gjithçka në dispozicion për tu bërë trajner i madh

Për ta bërë këtë, ish-sulmuesi francez mendohet se klubi ka nevojë për përforcime të reja pasi grupi aktual nuk i përmbush pritshmëritë.

Henry gjatë prezantimit te Monaco

Henry beson se klubit i nevojiten tri përforcime gjatë muajit janarit sidomos nëse Radamel Falcao largohet për një shumë të madhe drejt Kinës.

Sipas mediumit francez Le10Sport, menaxheri i Monacos mendon se ekipit i nevojitet një qendërmbrojtës, një mesfushor qendror dhe një sulmues.

Lexo po ashtu Christensen kërkon largimin nga Chelsea, Roma dhe Monaco në kërkim të danezit

Janë këto tri përforcime që pritet t’i forcojë Henry gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emra të përveçëm nuk janë përmendur, por për qendër të mbrojtjes mendohet Andreas Christensen i Chelseat. /Telegrafi/