Hëna e re është një mundësi e mirë për të rimenduar zgjedhjet në jetë dhe për të manifestuar
Nëse diçka apo dikush po të mungon në jetë, qoftë një objekt, eksperiencë, apo edhe person, shprehe dëshirën me zë të lartë, shkëputu nga e shkuara dhe krijo hapësirë për gjërat e reja që do të vijnë.
Më 10 mars 2024, Hëna e re do të ndriçojë qiellin dhe do të krijojë mundësi të reja për ty. Ç’do të ndodhë me shenjën tënde? Zbuloje tani!
Dashi
Qëllimi yt në këto momente është që të gjesh më shumë kuptim në gjërat që bën. Kush do të jesh? Si do të sillesh? Si një fëmijë, një i rritur i përgjegjshëm, apo një shpirt i lirë? Besoje ose jo, të gjitha këto qëndrojnë brenda teje, duhet thjesht t’i eksplorosh dhe t’i shprehësh këto ndjesi.
Demi
Ti do ta kuptosh shpejt se dualiteti ekziston dhe si një natyre komplekse, do të mund të përballesh me gjera që do të të mjegullojnë arsyetimin. Në këtë Hënë të re, do të marrësh lajme zhgënjyese, të cilat mund të të krijojnë ndjesinë se je shkëputur nga realiteti, ose do të kesh të vështirë t’u besosh, por ato janë të vërteta, prezente dhe shpejt, do të të duhet t’i zgjidhësh si sfida.
Binjakët
Si po ndihesh rishtazi në aspektin e karrierës? Hëna e re lidhet me kohën ku ti mund të ndihesh paksa i/e humbur në ndjenjat dhe mendimet e tua. Me shumë gjasa, nuk po e sheh të gjithë potencialin tënd dhe kjo të mbush me emocione negative. Sigurohu që të mos i lejosh mendimet dhe gabimet e së shkuarës të dominojnë jetën tënde tani.
Gaforrja
Kemi vetëm një këshillë: Kur dyshon, lexo libra! E dashur Gaforre, po përjeton një eksperiencë unike që e ke të vështirë ta përshkruash. Ke dyshime, ide të reja, një qasje të veçantë dhe në nënvetëdijen tënde po i thua universit se je gati për të ardhmen. Ti do të gjesh kuptim në gjërat që ndoshta s’ke kuptuar dhe ky është fiks momenti që të lidhesh me veten dhe me dëshirat e tua.
Luani
Ndonjëherë, të duhet të shtiresh, jo në kuptimin që të manipulosh njerëzit, por në sensin që të mos i lëndosh të tjerët me atë që do të thuash. Këtë periudhë, do të argëtohesh më shumë dhe do ta gjesh veten në situata të ndryshme, të cilat do të të sjellin më shumë kënaqësi.
Virgjëresha
Çfarë të mungon? Mund të jesh i/e rrethuar me bekime dhe begati, por në njëfarë mënyre po e limiton veten dhe s’i sheh të mirat që po të shfaqen përpara. Mundohu të jesh më mendjehapur, të kesh më shumë dëshira dhe t’i reflektosh ato kudo, në të gjitha sferat ku je fokusuar.
Peshorja
Ta lodhësh veten nuk është zgjedhja e duhur. Aftësia jote për të funksionuar dhe për të pasur sukses nuk varet nga ritmi, por nga energjia që të bën të ecësh përpara. Ideologjia jote dhe mënyra se si e sheh botën është mjaftueshëm interesante, ndaj qëndro në botën tënde dhe luaj rolin tënd të preferuar: Atë të një personi që e di se çfarë do.
Akrepi
Ta marrësh veten nga një thyerje zemre nuk është kurrë e thjeshtë. Nëse do të ishte, dashuria e vërtetë nuk do të ekzistonte. Bëji vetes një nder dhe llastoje atë, plotësoji dëshirat dhe foli me dashuri dhe ëmbëlsi. Vlerësoje veten dhe kuptoji ndjenjat e tua. Fundja, kjo të bën njerëzor/e.
Shigjetari
Është koha ku ti përqendrohesh tek të ardhurat dhe kursimet e tua. Shpenzimet në shtëpi, me familjen dhe fëmijët të kanë bërë të shpenzosh më shumë se zakonisht dhe kjo të ka rënduar dhe shqetësuar pak. Ti je një shenjë shumë bujare, por mos harro që edhe kursimet dhe puna jote kanë rëndësi. Sapo të kesh mundësi të kursesh para, energji dhe kohë, bëje!
Bricjapi
Le të jemi të sinqertë, askush nuk do të jetë gabim. Shumë njerëz e kanë të vështirë dhe ndaj nuk mësojnë nga gabimet, por ti je një person më i madh se egoja jote, ndaj mëso nga gabimet e tua dhe bëhu versioni më i mirë i vetes. Buzëqesh me to dhe ec përpara!
Ujori
Ti dhe Shigjetari duhet të uleni dhe të bëni një plan kursimi, sepse jeni dy shenja që po përballeni me probleme financiare. Dukshëm, dëshirat dhe kuleta jote po ecin në drejtime të kundra, ndaj mbaje dorën. Shpejt mund të përballesh me një problem me paratë në shtëpi, ndaj merr masat, citon Anabel.
Peshqit
Gëzuar ditëlindjen! Duke qenë se Hëna e re do të ndodhë në shenjën tënde, të inkurajojmë që të reflektosh dhe të bësh një rezyme për gjërat që ke arritur këtë vit. Shkruaj synimet dhe vizionet e tua të reja dhe shijo momentin. Vlerëso gjërat që të rrethojnë dhe kujto gjithmonë se sa e bukur është jeta. /Telegrafi/