Poezi nga: Gianni Rodari
Përktheu: Hera Çuka
Kush e di nëse hëna
e Kievit
është më e bukur se hëna e Romës.
Kush e di, nëse është e njëjta
apo ajo simotra…
“Thua, të jetë gjithnjë e njëjta!
– proteston hëna –
Nuk jam një shapkë
e natës mbi tuajën kokë!
Udhëtuar nga këtu sipër
bëhem llambadar drite
për të gjithë,
njësoj që nga India
në Peru, nga Tevere
në Detin e Vdekur,
me rrezet e mia kaluar
kufijtë tuaj pa pasaportë.