Telegrafi

Hellas Verona i falet dy shqiptarëve, Rrahmanit dhe Kumbullës – mbrojtja më e fortë në Serie A

Hellas Verona së bashku me Juventusin dh Cagliarin janë skuadrat që kanë pranuar më pak gola në Serie A me nga tetë.

Madje Verona që ka dy mbrojtës shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullën, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se lidert e Serie A dhe Cagliari.

Nga 10 ndeshje të zhvilluara deri më tash në kampionatin italian, Verona ka pranuar 8 gola dhe kjo edhe për meritë të dyshes Rrahmani dhe Kumbulla.

Nga 10 ndeshje deri më tani, Amir Rrahmani ka zhvilluar 9 ndeshje ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë njëherë.

Në anën tjetër Marash Kumbulla deri më tani ka zhvilluar 7 ndeshje në Serie A ku ka shënuar një gol, teksa është ndëshkuar edhe me të kuq.

Hellas Verona renditet në pozitën e 11 me 12 pikë. /Telegrafi/