Helikopteri që transportonte presidentit iranian është përfshirë në një “ulje emergjente”, ka raportuar televizioni shtetëror iranian.
Bëhet fjalë për presidentin Ebrahim Raisi, i cili po udhëtonte me fluturake në Azerbaixhan, transmeton Telegrafi.
Ekipe të shumta të shpëtimit u nisën drejt vendit të ngjarjes, kurse televizioni shtetëror raporton se incidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Jolfa, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit – Teheran.
Raisi ishte në Azerbajxhan për inaugurimin e digës, ku u takua me presidentin e atjeshëm Ilham Aliyev.
63-vjeçari raportohet se një ditë mund të zëvendësojë liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. /Telegrafi/