Ka diçka magjepsëse te Heerenveen, një klub që vazhdimisht gjen talente dhe i vendos në botën e futbollit.
Nuk janë një fuqi e futbollit holandez, por ‘De Superfriezen’ kanë një plan ndryshe nga të tjerët.
Një model biznesi i shoqëruar me skautizëm të mirë dhe organizim të të rinjve, janë pjesërisht arsyeja pse ata kanë arritur të kenë disa emra të njohur në klub.
Shumë yje e kishin mundësinë e tyre të parë për të shkëlqyer në këtë klub, ku ndër ta janë edhe dyshja shqiptare, Arbër Zeneli dhe Ibrahim Dresevic.
Më poshtë lista me 11 lojtarë që u zhvilluan në stadiumin “Abe Lenstra”.
1. Michael Bradley
U bashkua nga MetroStars
Paraqitjet në Heerenveen: 69
U largua për te Borussia Mönchengladbach në vitin 2008
2. Jon Dahl Tomasson
U bashkua nga Koge
Paraqitjet në Heerenveen: 86
U largua për në Newcastle United në 1997
3. Marten de Roon
U bashkua nga Sparta Rotterdam
Paraqitjet në Heerenveen: 104
U largua për në Atalanta në 2015
4. Bas Dost
U bashkua nga Heracles Almelo
Paraqitjet në Heerenveen: 73
U largua për në Wolfsburg në 2012
5. Alfred Finnbogason
U bashkua nga Lokeren
Paraqitjet në Heerenveen: 70
U largua për në Real Sociedad në 2014
6. Klaas-Jan Huntelaar
U bashkua nga PSV Eindhoven
Paraqitjet në Heerenveen: 61
U largua për Ajax në 2006
7. Luciano Narsingh
U bashkua nga akademia e klubit
Paraqitjet në Heerenveen: 70
U largua për PSV në 2012
8. Ruud van Nistelrooy
U bashkua nga Den Bosch
Paraqitjet në Heerenveen: 35
U largua për në PSV në 1998
9. Martin Odegaard
U bashkua nga Real Madrid (në huazim)
Paraqitjet në Heerenveen: 43
U largua për Vitesse (në huazim) në 2018
10. Georgios Samaras
U bashkua nga akademia
Paraqitjet në Heerenveen: 108
U largua për në Manchester City në 2006
11. Hakim Ziyech
U bashkua nga akademia
Paraqitjet në Heerenveen: 46
U largua për FC Twente në 2014
/Telegrafi/