Telegrafi

Hedhja e Pickford që supozohej të ishte intervenim, i bëri të gjithë të qeshin

(Foto: Getty Images)

Jordan Pickford ka nxitur të qeshura ndër tifozët e futbollit pas hedhjes së tij gazmore në ndeshjen e raundit të fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror.

Anglia fitoi me rezultat bindës ndaj Uellsit (3-0) duke e siguruar kualifikimin në 1/8 e finales nga vendi i parë në Grupin A, ashtu që në fazën tjetër luan përballë Senegalit.

Portieri i Evertonit e mbajti të paprekur portën e tij, megjithatë ka shkaktuar të qeshura me tentativën e tij për një intervenim.

Pickford pati një gjysmë të parë të qetë, sepse nuk pati asgjë për të bërë, për faktin se uellsianët i bënë vetëm dy goditje drejt portës. Njëra ishte në fillim një tentativë pa rrezik e Joe Allen.

Më pas, mesfushori i Swansea bëri një përpjekje më kërcënuese drejt portës, megjithëse ishte lart përmbi portë.

Porse portieri i Anglisë megjithatë bëri një përpjekje sarkastike për intervenim që është konsideruar qesharake nga tifozët që e përcollën ndeshjen. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)