Jonas Hector nuk do të paraqitet ndaj Meksikës dhe kjo në Gjermani besojnë se është punë e kryer.
Bild shkruan se lajmi i fundit nga kampi i kombëtares gjermane është se anësori fantastik, Jonas Hector, nuk do të paraqitet në takimin e parë ndaj Meksikës.
Arsyeja e mungesës së tij në momentet e fundit është për shkak të një ftohje që ai ka pësuar dhe nuk ndihet i gatshëm për lojë.
Sipas gazetarit të Bild që gjendet në kampin e kombëtares pancere Plattenhardt do të startojë në këtë takim dhe për të do të jetë debutim në një Kampionat Botëror.
Exklusiv: Hector fällt gegen Mexiko (wohl erkältet) aus. Plattenhardt spielt #GERMEX @SPORTBILD @BILD_National11 @BILD_Sport
— Christian Falk (@cfbayern) June 17, 2018
Gjithnjë sipas të njëjta raportimeve nuk ka dyshime se Ozil do të startojë në këtë ndeshje, teksa Marco Reus do të ngrohë stolin.
Ekipi gjerman tashmë është nisur për në stadiumin Luzhniki të Moskës ku do të udhëtojnë 35 kilometra nga hoteli i tyre për të zhvilluar këtë takim që fillon nga ora 17:00.
Formacionet zyrtare pritet të publikohen pas pak dhe ato do të publikohen në kohë reale nga Telegrafi Sport.
/Telegrafi/