Site icon Telegrafi

Haziri: S’kemi nevojë për fushatë, por vetëm t’i falënderojmë gjilanasit për besimin

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan do të vazhdoj me fushatë ndryshe elektorale për balotazhin, duke organizuar tubime falënderuese në secilin fshat, lagje e lokalitet të komunës.

Kështu thuhet në një komunikatë të LDK-së në Gjilan.

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka thënë ndihet i nderuar me besimin e madh që gjilanasit kanë treguar për të dhe LDK-në më 22 tetor, duke shtuar se ky besim do të dyfishohet më 19 nëntor.

“Prej sot janë shtatë ditë e shtatë net të bardha për t’i falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ju e nderuat Gjilanin me besim qytetar, duke e betonuar LDK-në si parti dyfish më e madhe se partia e dytë dhe mua si kandidat i juaji. Faleminderit nga zemra”, ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit tha se qytetarët kanë folur fort dhe qartë më 22 tetor, duke i mposhtur funksionarët politikë.

 

Exit mobile version