Anësori i Chelseat, Eden Hazard, ka pranuar se sezonin e ardhshëm mezi pret të luajë kundër Manchester Unitedit të Jose Mourinhos.
Përfaqësuesi belg luajti gati dy vjet e gjysmë nën menaxhimin e Mourinhos në Stamford Bridge, para se portugezi të shkarkohej në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Hazard nga sezoni i ardhshëm do ta ketë kundërshtar ish-menaxherin që nga sot ka marrë drejtimin e Manchester Unitedit.
“Është menaxher fantastik”, ka thënë Hazard për Reutersin”. “I dëshiroj fat. Do të doja të luaja kundër ekipit të tij”
Chelsea nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Antonio Conte.