Telegrafi

Hazard tregon arsyen pse nuk i pëlqente të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror

(Foto: The Sun)

Eden Hazard ka rrëfyer arsyen pse nuk i pëlqente të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar.

32-vjeçari ishte kapiten e përfaqësueses së tij në Katar, përkundër se kishte regjistruar vetëm gjashtë paraqitje për Real Madridin para turneut.

Lexo po ashtu Ancelotti nuk llogarit në të: Real Madridi do të shpëtojë nga blerja e tyre më e keqe në histori në këtë verë

Ndërsa së fundmi ka pranuar në një intervistë për HLN (transmeton The Sun) pse nuk e kishte shijuar lojën, pasi besonte se gjenerata e re e futbollistëve të Belgjikës meritonin më shumë të luanin.

(Foto: EPA)

“Të rinjtë po trokisnin në derën e ekipit kombëtar. Duke mos luajtur te Reali, pastaj duke iu bashkuar Djajve të Kuq (nofka e Belgjikës) dhe duke luajtur futboll. Nuk më pëlqeu ajo, sidomos për faktin se gjenerata e re meriton të luajë”, është shprehur Hazard.

Lexo po ashtu Obi Mikel zbulon detaje për Hazardin sa ishin në Chelsea: Ai ishte dembel në stërvitje dhe e donte shumë ushqimin

Ndryshe, pas eliminimit të papritur të Belgjikës që në fazën grupore, mesfushori ofensiv u pensionua nga përfaqësuesja. /Telegrafi/