Site icon Telegrafi

Haxhiu: Posterin e vendosi një aktivist i Vetëvendosjes

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Bekim Haxhiu ka reaguar lidhur me vendosjen e postierit në një objekt të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, në Drenas.

Haxhiu në një prononcim për Telegrafin tha se posterin e tij në atë objekt e kishte vendosur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në mëngjes aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje me iniciale A.M. e ka vendosë foton e ka fotografuar dhe është larguar”, u shpreh Haxhiu për Telegrafin.

Kandidati për deputet i PDK-së tha se ekipi i tij ka shkuar dhe e ka larguar fotografinë menjëherë pas publikimit.

“Kërkoj nga subjekte tjera politike që t’i përmbahen kodit dhe etikes se zgjedhjeve,  të respektojnë vullnetin qytetar dhe fuqinë politike timen dhe të koalicionit fitues PDK-AAK –NISMA”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version