Telegrafi

Hasi një hap larg grupeve të Ligës së Kampionëve (Video)

Legia e Varshavës që udhëhiqet  nga trajneri shqiptar Besnik Hasi është një hap larg grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Polonisë arritën të shënonin fitore si mysafirë të skuadrës irlandeze Dundalk (2-0).

Ishte  Nemanja Nikolics që shënoi golin e parë, ndërsa ndeshjen e mbylli Aleksandar Prijovic.

Për skuadrën e Legias nuk u paraqit lojtari shqiptar Alban Sulejmani, pasi nuk ishte fare i grumbulluar në ekipin e parë.

Besnik Hasi ka arritur të krijojë një skuadër të fortë, por edhe ka pasur fat në short. /Telegrafi/