Legia e Varshavës që udhëhiqet nga trajneri shqiptar Besnik Hasi është një hap larg grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Polonisë arritën të shënonin fitore si mysafirë të skuadrës irlandeze Dundalk (2-0).
Ishte Nemanja Nikolics që shënoi golin e parë, ndërsa ndeshjen e mbylli Aleksandar Prijovic.
Për skuadrën e Legias nuk u paraqit lojtari shqiptar Alban Sulejmani, pasi nuk ishte fare i grumbulluar në ekipin e parë.
Besnik Hasi ka arritur të krijojë një skuadër të fortë, por edhe ka pasur fat në short. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JuwHkwzE4pM