Telegrafi

Hasi: Kundër Zrinjskit do luajmë me ekipin më të mirë

Trajneri kosovar Besnik Hasi i frikësohet barazimit që skuadra e tij Legia e Varshavës e arriti në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Ligën e Kampionëve kundër Zrinjskit të Bosnjë-Hercegovinës.

Ndeshja e zhvilluar në Bosnjë, javën e shkuar përfundoi 1:1. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën (sot) në Varshavë.

Lexo po ashtu Besnik Hasi me ndihmëstrajner serb?

“Të martën, ne do të luajmë me ekipin më të mirë në këtë moment. Kjo ndeshje është më e rëndësishmja në lidhje me aspiratat tona evropiane. Në aspektin fizik ne nuk jemi në nivel të lartë dhe nuk kemi kohë për përgatitje fizike. Ndeshja do të jetë krejt ndryshe prej asaj në Bosnjë, por duhet pasur kujdes. Do të luajmë para publikut tonë dhe duhet të jemi të koncentruar gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Hasi të hënën në një konferencë për media, përcjell Koha Ditore.

Hasi më herët ka qenë trajner i Anderlechtit në Belgjikë, ku edhe ka siguruar edhe fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.