Telegrafi

Hasi kërkohet nga skuadra e Ligës Premier

Trajneri shqiptar i Anderlechtit, Besnik Hasi, raportohet si një nga emrat që Aston Villa po i konsideron për trajner të ardhshëm, shkruan “Daily Mail”.

Klubi anglez pritet të largojë Remi Garden në 24 orët e ardhshme dhe përpos Hasit në garë shihet edhe Nigel Pearson.

Hasi, sipas “DailyMail” është i njohur për zhvillim e talenteve dhe ka treguar aftësi të përshtatë ekipin pasi iu shitën disa yje të skuadrës. Hasi ka nisur punën si asistent i trajnerit në Anderlecht në 2008 dhe u bë menaxheri kryesor më 2014 dhe deri tani ka 53 për qind fitore.

Anderlechti aktualisht është i treti në Belgjikë.