Telegrafi

Hasi: Gjithçka përfundoi pas 17 minutash

Besnik Hasi ka pranuar se mbrojtja e Legia Varshavës ishte tmerrësisht e keqe në humbjen prej 6-0 nga Borussia Dortmundi.

Trajneri shqiptar nuk e ka fshehur hidhërimin me lojtarët e tij pas turpërimit në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra polake pranoi tre gola për 17 minuta dhe nuk mundi më të rikthehej në lojë.

Lexo po ashtu Fitore me rekord për BVB-në ndaj Legias së Besnik Hasit

“Pas 17 minutash, ndeshja mori fund. Ishte shumë frustuese. Ishte një katastrofë”.

“U përpoqëm të shmangnim pranimin e më shumë golave në gjysmën e dytë, por nuk ia dolëm. U mbrojtëm shumë keq”, ka deklaruar Hasi pas takimit.

Legia është pjesë e Grupit F, ku pos Dortmundit, do të ndeshet edhe me Real Madridin dhe Sportingun e Lisbonës. /Telegrafi/