Besnik Hasi ka arritur ta dërgojë skuadrën e tij në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Legia ka arritur të barazoj 1-1 në ndeshjen kthyese kundër Dundalk.
Ndeshjen e parë polakët e kishin fituar me rezultat 2-0 dhe për këtë do të jenë në 32 më të mirat e Evropës.
Hera e fundit që një skuadër e këtij vendi ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ka qenë viti 1997.
Para 20 vite, Widzew Lodz ishte skuadra e fundit polake që garojë në garën me elitare të futbollit në Evropë.
Hasi është emëruar këtë vit trajner te Legia pasi që ishte larguar nga Anderlecht. /Telegrafi/