Telegrafi

Hasani: Sot përfundon odisejada e ndërkombëtarizimit të sportit

Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se sot pritet të përfundojë odisejada e ndërkombëtarizimit të sportit nga Kosova.

Në një prononcim për KTV-në ai tha se pranimi në UEFA dhe FIFA do të shënojë një etapë të re për të rinjtë e këtij vendi.

Hasani tha se me pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në atë ndërkombëtar UEFA ka ndryshuar qasjen dhe ka parë se më nuk mund të ketë shtyrje për futbollin e Kosovës.

“Lëvizja olimpike dhe KOK ka bërë maksimumi që sot të jemi në këtë ditë, dhe pritshmeritë e mia sot janë reale se sot do të përfundojë kjo odisejadë”, ka thënë kreu i KOK-ut.