Telegrafi

Harvey Barnes ka shënuar njëri ndër golat më të bukur të këtij sezoni në Ligën Premier

Harvey Barnes ka shënuar njërin ndër golat më të mirë të fundjavës në Ligë Premier, duke gjetur rrjetën vetëm 73 sekonda pasi Leeds kaloi në epërsi 1-0.

Raphinha hapi rezultatin në Elland Road me një goditje nga gjuajtja e lirë.

Por, më pas Leicester u përgjigj menjëherë që kur topi u rivë në lojë. Boubakary Soumare kaloi topin te Barnes dhe anësori i mrekullueshëm bëri punën e tij.

Ai goditi fuqishëm topin, duke e plasuar atë në qoshin e këndit të djathtë.

Portieri i Leeds, Iselin Mellier, vetëm e shikonte topin gjera përfundonte në rrjetën e tij, duke mos pasur mundësinë të ndalonte atë. /Telegrafi/