Joe Hart, portieri i Manchester Cityt, është shprehur shumë krenar me kualifikimin historik të skuadrës së tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
City fitoi 1-0 ndaj PSG-së në çerekfinalen e dytë, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë dhe tani për herë të parë prek gjysmëfinalen në garën më të fortë evropiane.
“Jemi shumë krenarë dhe shumë të lumtur. Nisëm ngadalë sezonin, por tani jemi duke treguar rezultate të mira”.
“Ka qenë sezon i vështirë për ne, por kërkojmë një fund të lumtur”, ka thënë anglezi pas kualifikimit.