Site icon Telegrafi

Hart: Dy golat si mysafirë janë të mrekullueshëm

Joe Hart, portieri i Manchester Cityt, është ndarë i kënaqur me barazimin 2 -2 si mysafir i PSG-së në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Hart, që priti një penalti të Zlatan Ibrahimoviqit, thotë se dy golat si mysafirë janë shumë të rëndësishëm dhe se “Qytetarët” kanë shanse të mëdha për të arritur gjysmëfinalen për herë të parë në histori të klubit, transmeton Koha.

“Ishte ndeshje e çmendur në të cilën ishim të përfshirë të gjithë. Ishte ndeshje e mirë dhe duhet të shohim se sa i mirë është ky rezultat. Dy golat si mysafirë janë të mrekullueshëm. Shpresojmë të tregojnë vlerën e vet. Të dy ekipet kanë shanse në këtë fazë”, ka thënë Hart duke shtuar se nuk e pati shumë të vështirë pritjen e penaltisë së Ibrës.

Takimi i kthimit në “Duelin e Sheikëve” zhvillohet javën e ardhshme në Etihad.

Exit mobile version