Anglia ka triumfuar 2-0 përballë Finlandës në rrethin e dytë të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se Tre Luanët dominuan në këta minuta.
Në 45 minutat e dytë pati tjetër paraqitje nga anglezët, që ia dolën të realizonin dy gola.
Fillimisht, Harry Kane realizoi për 1-0 në minutën e 57-të me një asistim nga Trent Alexander-Arnold, që ishte gol në paraqitjen e 100-të për kombëtaren e tij.
Sulmuesi i Bayern Munichut realizoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, kur u asistua prej Noni Madukeses në minutën e 76-të.
Anglia ndanë kreun e tabelës me Greqinë me nga gjashtë pikë, ndërsa Irlanda dhe Finlanda ende pa asnjë në Ligën B, Grupi 2. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore