Site icon Telegrafi

Harroni testet e ovulacionit: Ekspertët kanë zbuluar numrin e saktë të marrëdhënieve intime në javë për të mbetur shtatzënë

Shutterstock

Ngjizja e bebes nuk është punë e thjeshtë

Prindërit të cilët duan të kenë një bebe mund të fiksohen me testet të cilat ndjekin ovulacionin dhe u tregojnë kur u është koha të kenë marrëdhënie, mirëpo ekspertët konsiderojnë që për këtë gjë nuk ka nevojë.

Sipas profesorit Adam Balen, ish-kryetar i Shoqatës britanike të Fertilitetit, nuk keni nevojë për kurrfarë matësi por vetëm për marrëdhënie të rregullta – përafërsisht tri herë në javë, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë që kjo vërtet është e thjeshtë, mirëpo nëse fokusimin e vënë te ovulacioni, çiftet mund të harrojnë të kenë marrëdhënie edhe në periudha të tjera.

Është ideale që çiftet të kenë marrëdhënie në çdo të dytën ditë për të pasur shanse maksimale për t’u bërë me bebe.

Nëse meshkujt nuk kanë marrëdhënie të rregullta, spermatozoidet më të vjetra, të cilat grumbullohen në trupin e tyre, mund të lirojnë kimikate të cilat mund të shkaktojnë vdekje të spermatozoideve. Ndërkaq, gratë ndonjëherë merren shumë me ovulacionin, presin vetëm atë ditë për të pasur marrëdhënie dhe, për këtë shkak marrëdhëniet i bëjnë më rrallë.

Çiftet të cilat provojnë të kenë bebe, fokusohen shpesh vetëm në kohën e ovulacionit për të pasur marrëdhënie, mirëpo mos harroni që duhet të keni patjetër të gatshëm lëngun e farës, i cili pret qelizën vezore.

– Ne jemi bërë të varur shumë nga teknologjia e lartë në qasjen tonë ndaj jetës në përgjithësi, dhe kjo shtrihet edhe deri në shtatzëni. Gratë duhet të jenë të ndërgjegjshme kur u ndodh ovulacioni, mirëpo të mos lidhen për atë dhe të harrojnë rëndësinë e marrëdhënieve në përgjithësi, thotë dr. Balen.

Një ekspert i fertilitetit tha se është i shqetësuar që gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë ndihmë për të mbetur shtatzënë këto ditë, sepse nuk po bëjnë seks të mjaftueshëm.

Një tjetër ekspert i fertilitetit zbuloi se kur mund ta dini se jeni më pjellore pa u mbështetur në aplikacione.

Ai këshilloi që ju jeni më pjellore pesë ditë pas menstruacioneve, por mund të jetë në çdo kohë midis ditës së 2-të dhe të 10-të.

“Mos u mbështetni në aplikacione për t’ju treguar se kur jeni më pjellore, pasi shumë prej tyre bazohen në algoritme që nuk mund t’ju tregojnë gjithmonë kohën më të mirë. Ovulacioni juaj mund të ndryshojë ditën çdo muaj dhe nuk është gjithmonë në datën 14, kështu që nëse ju mbështeteni te algoritmi, lehtë mund ta humbisni atë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version