Qimet e padëshiruara janë armiqtë më të mëdhenj të të gjitha femrave, posaçërisht kur vjen koha për të veshur funde dhe fustane të shkurtër.
Mirëpo, ekziston zgjidhje e përhershme për këtë situatë të pakëndshme, ndërkaq këtë metodë e përdorin personat e famshëm.
Me ndihmën e këtij truku qimja do të bëhet gjithnjë e më e hollë dhe me kalimin e kohës do të zhduket plotësisht.
U preferohet posaçërisht femrave me që kanë më shumë qime, dhe pasi që të provojnë këtë teknikë, më kurrë nuk do t’u bjerë në mend të marrin makinën e rrojës apo depilatorin, transmeton Telegrafi.
Receta:
Piqni lëvoren e arrës në furrë dhe bluajeni.
Pluhurin e përftuar përzieni me ujë derisa të marrë formën e brumit.
Kjo masë le të qëndrojë 15 orë.
Përgatitja:
Qiteni përmbajtjen në pjesë të trupit ku dëshironi t’i eliminoni qimet për gjithmonë.
E lini të qëndrojë më së paku 30 minuta dhe pastaj lajeni.
Përsëriteni këtë veprim së paku 3 herë në ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara. /Telegrafi/