Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës ka vizituar edhe Mitrovicën. Atje ai tha se Trepça do të jetë gjenerator shtytës i zhvillimit të Kosovës.
“Nga Podujeva vazhduam në Mitrovicë. Është për keqardhje që një qytet që “flen” në ar, vazhdon të jetë shumë i varfër.
Sa herë që kemi folur për vendimet e mëdha dhe të guximshme për vendin dhe qytetarët, po ua them se kemi menduar pikërisht edhe për Trepçën.
Trepça jonë do të shndërrohet në gjenerator kyç, shtytës të zhvillimit ekonomik të Kosovës, i një shteti gjithëpëfshirës më tërësi të plotë territoriale e me sovranitet.
Qytetarët e Kosovës, pa dallim, do të gëzojnë të drejtat e barabarta por edhe do të shfrytëzojnë të mirat e shtetit të përbashkët.
Kosova është një, e pandashme dhe për të vendosim vetëm ne, qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/