Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka premtuar në Ferizaj mundësinë e krijimit të një parku të veçantë biznesi për investimet amerikane. Tha se do t’i ruajnë dhe kultivojnë marrëdhëniet me SHBA-të në të gjitha fushat.
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Do ta krijojmë mundësinë për krijimin e një parku të veçantë biznesi për investimet amerikane.
E parapëlqej ta quaj si “Bondsteel American Investment Park” – një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikan.
Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë.
Do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet tona me Amerikën në të gjitha fushat.
#KohapërFillimineRi
RH