Site icon Telegrafi

Haradinaj: Do të punojmë për një mjedis të pastër

Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se do të punojnë për një mjedis të pastër.

Haradinaj ka thënë Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime assesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëve.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Do të punojmë për një Kosovë me mjedis të pastër!

Kosova ka interes shumë të madh për investime në industri dhe prodhim por këto investime assesi nuk duhet që të vijnë me kosto eventuale për shëndetin e qytetarëve tanë.

Përderisa do t’i mbështesim investimet, ndërmarrjet prodhuese vendore dhe të jashtme, do të insistojmë e sigurohemi që ato t’u përmbahen normatives dhe standardeve mjedisore për një Kosovë të pastër.

Njëkohësisht do të zgjerojmë ofrimin e shërbimeve dhe eliminimin e deponive të shumta ilegale, që paraqesin rrezik për ambientin dhe mirëqenien qytetare.

Hani i Elezit dhe e gjithë Kosova meritojnë mjedis të pastër.

#KohapërFillimineRi!”. /Telegrafi/

Exit mobile version